LAJMI I FUNDIT:

Trepça’89, 2 Korriku dhe Drita triumfojnë në “Play-Off”-in Nacional

Trepça’89, 2 Korriku dhe Drita triumfojnë në “Play-Off”-in Nacional

Kjo e martë shënoi ditën e finaleve të “Play-Off”-it Nacional për grupmoshat U13, U15 dhe U17, ku skuadrat Trepça’89 (U13), 2 Korriku (U15) dhe Drita (U17) dolën fituese.

Në finalen e grupmoshës U13, Trepça’89 arriti të mposhtë ekipin e Ramiz Sadikut, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Alban Hetemi në minutën e 13-të, duke i siguruar trofeun skuadrës së tij.

Në kategorinë U15, ekipi kryeqytetas 2 Korriku triumfoi kundër Pejës, me të njëjtin rezultat, 1:0. Golin vendimtar për skuadrën prishtinase e realizoi Orges Paçarizi, në minutën e 50-të.


Finalja e grupmoshës U17 mes Dritës dhe Malishevës ofroi një dramë futbolli, duke u mbyllur me rezultat 3:2 në favor të Dritës, me një gol në fund të takimit. Goli i parë ishte një autogol nga Haki Zogaj në minutën e 30-të.

Për Dritën shënuan edhe Altin Destani në minutën e 66-të dhe Jorik Kryeziu në minutat shtesë të ndeshjes. Për Malishevën, golat u shënuan nga Artiol Mazreku në minutën e 26-të dhe Fazli Thaçi në minutën e 75-të.

Garat e “Play-Off”-it në kategorinë U17 përcaktuan edhe tri skuadrat që do të jenë pjesë e Superligës U17 për sezonin e ardhshëm.

Përveç Dritës si kampione e ‘play-off’-it, biletën për në Superligë e siguruan edhe Malisheva dhe QS Prishtina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Kalo në kategori