Punëtorët e minierës së Trepçës që nga janari kanë probleme me marrjen e pagave, ngase asnjëherë si kanë marr me datën e njëjtë. E kjo gjendje për punëtorët është mjaftë shqetësuese.
Shyqeri Musa që shumë vite punon në minierën e Trepçës, por që nga janari pagat asnjëherë nuk i ka marr me rregull.
“Punë po kërkojmë, punë bëjmë, mjete s’ka e këta po kërkojnë prodhim. Ne me mundësitë tona sa po mundem po punojmë vetëm të në japin rrogat. Kemi pasur me marrëveshje nga janari që pagat t’i marrim me datën 8, tash as me 20 nuk po i marrim po vonohen. Edhe ato paga po na japin gjysma-gjysma”, tha për RTV Dukagjinin punëtori Shyqeri Musa.
Ndonëse, gjatë të enjtes, pagat për muajin qershor u kanë dalë, punëtorëve të Trepçës në xhirollogaritë e tyre, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, tha se gjendja financiare e Minierës së Trepçës është e rëndë.
“Gjendja e vështirë e Trepçës ka filluar nga viti 2014 kur edhe ka rënë prodhimi. Tash kemi ardhur në një kolaps total të financave. Është dashur të pritet deri dje (mërkurë) që të shitet një pjesë e koncentratit që të sigurohen pagat e punëtorëve. Këto probleme janë shkaktuar edhe nga keq menaxhimi dhe nepotizmi në ndërmarrje e që pasojat po i vuajmë ne”, tha Shyqyri Sadiku
Ndërsa, krye-shefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi, ka arsyetuar vonesës e pagave për punëtorët, për shkak të prodhimit jo të mjaftueshëm të muajit paraprak
“Pagat janë vonuar për shkak të disa procedurave të shitjes.Gjithashtu,edhe për shkak të prodhimit jo të mjaftueshëm në muajt paraprak.Prodhimi edhe tani nuk është në nivelin e duhur.Besoj shumë që në një periudhë afatshkurtër nuk do te ketë problem me pagat. Për shkak të shumë faktorëve që e kanë përcjell Trepcën prej pas luftës ka ardhur në këtë gjendje”, ka thënë Basri Ibrahimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze