KB Trepça ka pësuar humbje me rezultat 85:74 në udhëtim ndaj PAOK-ut në kuadër të raundit të parë në FIBA Europe Cup, ndeshje e vlefshme për Grupin F.

Grekët e nisin më mirë çerekun e parë duke triumfuar me rezultat 27-20. Ata e fituan edhe në çerekun e dytë më rezultat 18-13.


Trepça u këndell në pjesën e dytë duke arritur që ta shkrijë epërsinë e vendasve, por nuk ia dolën që të përmbysin shifrat.

Çereku i tretë i kësaj përballje i takoi mitrovicasve, të cilët e mbyllën me rezultat të ngushtë 22-18 në favorin e tyre.

Megjithatë, në çerekun vendimtar atë të katërtin, PAOK-u bëri më pak gabime duke siguruar kështu fitoren në fund.

Tre lojtarë te Trepça ishin me pikë dyshifrore në këtë takim – JaCori Payne, Adnan Arslanagic dhe Chad Brown.

Payne pati 19 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, ndërsa Arslanagic pati 13 pikë, një kërcim dhe tri asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe qendra Chad Brown, i cili në këtë takim realizoi 13 pikë dhe pati plotë 10 kërcime.

Trepça ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup do ta zhvillojë në Mitrovicë, ku do të jenë nikoqir të ekipit gjerman Lowen Braunschweig./Telegrafi/

telegrafi sport app