LAJMI I FUNDIT:

Trendi më i madh i ri ndërhyrjeve plastike është super i çuditshëm

Trendi më i madh i ri ndërhyrjeve plastike është super i çuditshëm

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, përgjatë këtij viti do të ketë një bum ndërhyrjesh kirurgjikale për korrigjimin e madhësisë së thithkave.

Për arsye nga më të çuditshmet, një pjese goxha të madhe të femrave u duket se ka diçka që nuk shkon me gjoksin e tyre.

Disa mendojnë se e kanë shumë të vogël, disa mendojnë se e kanë shumë të madh, disa mendojnë se i kanë asimetrike, madje ka dhe nga ato që mendojnë se e kanë më të ngritur se ç’duhet.


Dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, trendi i ndërhyrjeve kirurgjikale për 2017-ën tregon sesa përtej limiteve ka shkuar e gjithë kjo çështje.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, përgjatë këtij viti do të ketë një bum ndërhyrjesh kirurgjikale për korrigjimin e madhësisë së thithkave.

Po, po! E lexuat mirë.

Sipas statistikave, përgjatë 2016-ës ka pasur një rritje me 30% të kërkesës së ndërhyrjeve për zvogëlimin e thithkave dhe ky trend do të vijojë edhe këtë vit.

Sipas kirurgëve, arsyetimi pas këtij trendi është fakti që personat me thithka më të vogla konsiderohen më tërheqës.

Burimi: Cosmopolitan

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori