Trendi i ri neutral për thonj: manikyri që zëvendëson bezhën dhe të bardhën këtë vjeshtë

Tonet vjollcë po rikthehen fuqishëm në botën e bukurisë, dhe ne kemi përzgjedhur idetë më të bukura për një manikyr vjeshtor në këtë nuancë sofistikuese
Ka shumë pak ngjyra që arrijnë të jenë njëkohësisht neutrale dhe tërheqëse. Ngjyrat bezhë dhe qumësht e bardhë prej vitesh konsiderohen si zgjedhja më e sigurt kur duam një manikyr minimalist e të pastër, por vjeshta sjell mundësinë të eksplorojmë tone më të thella e më të ngrohta.
Pikërisht këtu hyn në skenë vjollca - një përzierje elegante e grisë, kafesë dhe lejlës, që në thonj duket njëkohësisht luksoze dhe e përmbajtur.
Këtë sezon, ndërsa lëmë pas pastelët verorë dhe i kthehemi paletave më të pasura, manikyri vjollcë rikthehet si favorit i padiskutueshëm.
Krahasuar me trendet tjerë, kjo nuancë sjell më shumë seriozitet, pa humbur atë ndjesi të butësisë që e duam tek manikyri neutral, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni në kërkim të një ngjyre elegante dhe të gjithanshme, që përputhet me çdo kombinim, nga palltot e gjera te këmishët prej xhinsi, vjollca është zgjedhja ideale.
Më poshtë gjeni idetë më të bukura për manikyrin vjollcë për vjeshtën 2025.
/Telegrafi



















































