LAJMI I FUNDIT:

Trendafilova: Asnjë amnisti nuk mund t’i shpëtojë të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Trendafilova: Asnjë amnisti nuk mund t’i shpëtojë të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova është deklaruar rreth punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Trendafilova në një intervistë për ‘Kosovën Sot’ ka thënë se sipas ligjit, pozita zyrtare e një personi të akuzuar, nuk e liron nga përgjegjësia penale.

Ajo tregon se edhe imuniteti dhe amnistia në këtë rast, janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës.


“Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale dhe nuk përbën factor lehtësues për dënimin e tij. Kjo është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për më tepër, në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, imuniteti dhe amnistia janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara, citon Periskopi.

Ajo thotë se duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe pavarësinë e Prokurorisë, vendimi se kur paraqitet një aktakuzë para Dhomave të Specializuara i takon plotësisht Prokurorit të Specializuar.

“Si kryetare e Dhomave të Specializuara nuk kam kurrfarë kompetencash mbi atë proces. Pas paraqitjes së një aktakuze, unë do të caktoj një gjykatë për procedurën paraprake, e cila shqyrton aktakuzën në përputhje me rregulloren e procedurës dhe provave për të vendosur nëse aktakuza duhet të konfirmohet. Në qoftë se konfirmohet, aktakuza bëhet publike”.

Lidhur me emrat e përfolur se do të akuzohen nga Specialja, ajo ka thënë se “Unë nuk e di dhe nuk kam si ta di se cilat krime heton ai, sa të dyshuar do të ketë dhe kush prej të dyshuarve do të akuzohet dhe për çfarë krimesh”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori