LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë teatrot më modernë të ditëve të sotme (Foto)

Trembëdhjetë teatrot më modernë të ditëve të sotme (Foto)

Një nga faqet më të njohura të urbanistëve në botë, weburbanist.com ka listuar 13 teatro të rinj modern, që janë ndërtuar së fundmi, duke transformuar hapësirat ekzistuese rreth tyre. Në shumë raste, për ndërtimin e teatrove të rinj e modernë është shfrytëzuar sipërfaqja e godinave të vjetra ekzistuese dhe e parqeve përreth. Madje, edhe vetë teatri i mirënjohur i Milanos, “La Scala”, mori emrin e kishës së famshme Santa Maria alla Scala, e ndërtuar në vitin 1381, por që u prish në fund të shekullit të XVIII për t’i hapur vend ndërtimit të teatrit të ri.

1. QENDRA KAUFMAN PËR ARTET PERFORMUESE –SHBA

Projektuar nga arkitekti Moshe Safdie, Qendra Kaufman për Artet Performuese në horizontin e Kansas City, Misuri. Sallat gati identike mirëpresin ngjarje kulturore, si koncerte simfonike, balet, opera dhe teatër, secila me një pamje prej 180 gradësh të horizontit dhe zonës historike të magazinave. Safdie thotë: “Çdo sallë paraqet një hapësirë të dallueshme, duke evokuar metaforikisht një instrument muzikor, të dukshëm përmes xhamit-guaskë. Ndërsa, ndryshon drita natyrore; po kështu ndryshon edhe transparenca e ndërtesës duke reflektuar mjedisin e strukturës dhe në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në pah brendinë e saj. Natën, e gjithë ndërtesa tjetërsohet, duke shfaqur të gjitha aktivitetet e saj të brendshme, në komunitetin jashtë”.


2. SIMFONIA VARSOVIA KONCERT HALL – POLONI

Dizajni fitues për Sallën e Koncerteve të Simfonisë Varsovia në Varshavë, Poloni, nga Atelier Thomas Pucher. Duke shfrytëzuar ndërtesat ekzistuese të lira dhe një park, vendndodhja e re përfshin një sallë simfonike prej 1,800 vendesh, hapësirë për prova, mallra të tregtueshëm, workshope muzikore dhe një hotel të vogël; është rrethuar nga një “mur lundrues”, për të cilin arkitekti shpjegon se ndihmon për të krijuar një ndjenjë drame dhe shprese, menjëherë sapo futesh

3. TEATRI DU CHÂTELARD – FRANCË

Duke kombinuar në mënyrë të ndjeshme ndërtesat e shkatërruara të fermave të shekullit të XVI-të me shkëlqimin e arkitekturës moderne, Clermont Architectes ka ndihmuar në kthimin e një prone bujqësore, që dikur i përkiste Volterit, në një hapësirë mahnitëse për të performuar. Teatri du Châtelard u krijua për herë të parë në vitin 1991 dhe tani është rinovuar në standardet bashkëkohore, duke ruajtur karakterin e ndërtesës.

4. QENDRA CREATIVE MEDIA – HONG KONG

“City University” i Hong Kongut ka një qendër të re mediatike të dizajnuar nga Daniel Libeskind, e cila është hapur në tetor 2011. Creative Media Center “Run Run Shaw” ka teatro, laboratorë dhe klasa për departamentet e inxhinierisë kompjuterike dhe të teknologjisë së medias. Vëllimet gjeometrike të varura karakterizojnë pjesën e jashtme dhe brendia është po aq dinamike në të zezë, të bardhë dhe të kuqe.

5. TEATRI TAASTRUP – DANIMARKË

Teatri Taastrup në Kopenhagë të Danimarkës mori një zgjerim mahnitës nga arkitektët danezë të “COBE”. Pamja e jashtme origjinale e bllokut të viteve 1970, u ndryshua në mënyrë dramatike, duke përdorur një fasadë akrilike të re prizmate, duke shtuar një sallë të mbushur me dritë dhe kafene. Arkitektët thonë: “Fasada e re e tejdukshme na kujton lehtësisht një perde teatri që hapet kur fillon shfaqja. Në fakt, kur biletat janë shitur ose shfaqja ka filluar, dritat e kuqe nën fasadë transmetojnë atmosferën e veçantë të këtij momenti magjik drejt sheshit”.

6. QENDRA KULTURORE FLEKKEFJORD – NORVEGJI

Kohët e fundit, e miratuar për t’u ndërtuar buzë ujit, në jug të Norvegjisë është Qendra Kulturore Flekkefjord. Arkitektët Helen & Hard kanë projektuar një strukturë të bardhë fluturuese prej druri, që përfshin një sallë teatri, kinema, galeri, bibliotekë, klubin e të rinjve dhe shkollën kulturore. Secila prej funksioneve të qendrës u nda në katër ‘shtëpi’ individuale që janë të lidhura me një shkallë të pandërprerë dhe me hapësira të shumta grumbullimi për njerëzit.

7. AMFITEATRI I TROIS-RIVIERES – KANADË

Një konkurs për të hartuar një amfiteatër të ri të hapur për qytetin kanadez Trois-Rivières, prodhoi këtë hyrje të dukshme nga Sid Lee Architecture. E shënuar si finalist, ‘Tripodi’ merr frymëzim nga e kaluara industriale e vendit, që shërbente si një fabrikë letre, por e bën atë të arritshme dhe të dëshirueshme për publikun. Amfiteatri ishte një entitet që kishte për qëllim të rijetëzonte zonën, me konturet që simbolizonin vendndodhjen dhe një profil që përfshin një formalizëm të vendosur bashkëkohor. Nga pikëpamja formale, mënyrat e shumta që horizonti ishte përshtatur, i ofruan zonës një mundësi të re dhe kështu u injektua mundësia e një mënyre të re jetese.

8. KONCEPTI MODERN I KOLOSEUT ROMAK – HOLANDË

Një teatër i madh i përkohshëm i krijuar sipas Koloseumit të lashtë romak, do të ndërtohet në një madhe lëndinë që shtrihet përgjatë hyrjes për në qytetin e Hagës, në Holandën e jugut. Arkitektët Cepezed janë porositur të prodhojnë projektin, i cili do të përbëhet nga skeleri të mbuluara me pëlhurë të shtrirë nga “Fabric printed” (teknologji prodhimi) me artistin M.C. të Escher’s Metamorfosis. Koncerte, shfaqje, ekspozita dhe panaire do të mbahen brenda për një audiencë deri në 5,000 vetë.

9. TEATRI KOMUNAL I ZAFRËS – SPANJË

Një parcelë e parregullt kërkonte disa ide të zgjuara nga ana e arkitektëve të Enrique Krahe, kur projektonin Teatrin Komunal të Zafrës, në një qytet të vogël spanjoll. Arkitektët u përgjigjën me një plan urbanistik të pikturuar me kopshte, me brendi me pjerrtësi të butë, që lejojnë akses të plotë për vizitorët. Ata shpjegojnë se dëshironin të sfidonin rolin tradicional të spektatorëve si përbërës pasivë, duke e simbolizuar këtë me një ‘synim gjithëpërfshirës’ të dhënë në mënyrë të ndjeshme nga ngjyrat e ulëseve.

10. TEATRI VEROR I RAKVERE – ESTONI

Duke besuar se është i vetmi teatër profesionist në Evropë që gjendet në një qytet kaq të vogël, teatri “Rakvere” u themelua në 1882 dhe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe popullor. Në muajt e verës, shfaqjet ndodhin jashtë dhe këtë vit teatri ka një sfond të ri, të bukur dhe modern të hartuar nga “Kadarik Tüür Arhitektid”. Një abstraksion që ofron një ambient të hollë, madje edhe për lojëra periodike, dizajni i shpuar prej druri formon peizazhin e parkut dhe lejon ndriçim teatror gjatë natës.

11. QENDRA KNUT HAMSUN – NORVEGJI

Me hapësirat ekspozuese, një bibliotekë, një dhomë leximi dhe një kafene, përveç një auditori, Qendra “Knut Hamsun” në Hamaroy të Norvegjisë, u hartua nga “Arkitektët Steven Holl” me idenë e një “ndërtese si trup”. Pamja e jashtme prej druri të zi, përmban elemente të kishave norvegjeze dhe bari i gjatë në kopshtin e çatisë sinjifikon tarracat e gjelbra tradicionale të kombit.

12. TEATRI ALMONTE – SPANJË

“Donaire Arquitectos” krijoi teatrin “Almonte” me gjeometri të spikatur në Huelva, Spanjë, që gjendet në vendin e një punishte të vjetër verërash. Ndërtesat ekzistuese u integruan në dizajnin. Arkitektët thonë: Rruga e zgjedhur për të punuar në këto koncepte, është kontrasti. Kontrasti midis pjesës jashtë dhe brenda, midis të vjetrave dhe të reja, duke përfshirë një shkallë monumentale dhe shkallë njerëzore. Dhe udhëtimi si një fije që qep dhe shpjegon ndërhyrjen’.

13. TEATRI YARD – ANGLI

Ndoshta nuk është aq i madh sa shumë nga këto teatro të tjera moderne, por “The Yard Theatre” në lagjen Hackney Wick në Londër të Anglisë qëndron si një shembull interesant, për disa nga mënyrat në të cilat teatrot e vegjël të komunitetit po zhvillohen. Ky teatër pop dhe bar/kafe, është bërë duke përdorur materiale të ricikluara dhe të rigjeneruara në një magazinë të zbrazët. Yard ofron mundësi për artistët në zhvillim, që përndryshe nuk mund të kenë një vend në Londër, duke ofruar hapësira për prova të lira dhe për të performuar. /Gazeta Shqip/