LAJMI I FUNDIT:

Tregu i përbashkët energjetik ul çmimin e rrymës për 10%

Shkrirja e sistemeve energjetike të Kosovës dhe të Shqipërisë për të krijuar një treg të përbashkët energjetik do të sjellë shumë përparësi për konsumatorët në të dyja anët e kufirit, shkruan sot Koha Ditore.

Duke shfrytëzuar përparësitë e të dy sistemeve do të arrihej rritja e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike dhe ulja e kostos së furnizimit. Një studim të bërë nga programi “Repower Kosovo”, i financuar nga USAID-i, thuhet se çmimi i energjisë elektrike do të bjerë për rreth 10 për qind në të dyja anët e kufirit.

Nga simulimi i tregut të përbashkët energjetik del që çmimi i energjisë në rastet kur tregjet janë të ndara është në nivel prej 52.73 euro për megavat/orë në Shqipërisë dhe 52.01 euro për megavat orë në Kosovë. /Telegrafi/