Në përfundim të kontrollit të plotë për interesat private të vetëdeklaruara nga Kujtim Qefalia, kryetar i komunës Dajt, Inspektorati i Lartë konstatoi: mosdeklarimin e 3 trojeve me sipërfaqe 1110 m2, dy tokave arë, me sipërfaqe totale 17.000 m2, një dyqani me sipërfaqe 70 m2, një magazine, 3 automjeteve si dhe mosdeklarimin e një llogarie bankare, në shumë 475.000 lekë.

Gjatë hetimit administrativ ILDKP ka konstatuar se nuk ka një burim të identifikueshëm për krijimin e pasurisë të krijuar ndër vite nga ana e kryetarit të komunës Dajt, ndërsa hedh dyshime për mënyrën e shitjes jashtë sistemit bankar te shoqërisë Vllaznia shpk në vitin 2007.


ILDKP-ja konfirmon se ka njoftuar organet tatimore për kryerjen e verifikimeve të transaksioneve financiare të deklaruara nga kryetari i Komunës Dajt, lidhur me shitjen dhe për pagesën prej tij të detyrimeve tatimore në burim, raportoi BalkanWeb. /Telegrafi/