LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar rëndë në dy aksidente që ndodhën brenda qytetit në Prizren

Tre të lënduar rëndë në dy aksidente që ndodhën brenda qytetit në Prizren
Foto: FB/RTV Besa

Tre persona janë lënduar rëndë si pasojë e dy aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur brenda qytetit në Prizren.

Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “William Walker”, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar rëndë dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.


“Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën ‘William Walker’ ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona, pasagjeri i njërës veturë dhe shoferi i veturës tjetër. Të njëjtit kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa, siç ka bërë të ditur ai, aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën “Tirana”, ku është përfshirë një veturë dhe është lënduar rëndë një person.

“Aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën Tirana. Është përfshirë vetëm një veturë. Shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë dhe ka goditur një shtyllë. Pas goditjes është rrotulluar me veturë. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Të dyja aksidentet kanë ndodhur brenda në qytet”, ka deklaruar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori