Një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas, kanë thënë autoritetet amerikane.

Si pasojë, përveç dëmeve materiale, të tre personat që ndodheshin në aeroplan u lënduan dhe u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën, përcjell Telegrafi.


skynews plane crash texas 6228517

Për fat të mirë, prona dykatëshe në qytetin e Georgetown ishte bosh në momentin e përplasjes, e cila ndodhi pak para orës 12:00 me orën lokale dje.

Screenshot 13 14

Në një postim në Facebook të dielën, Departamenti i Zjarrfikësve të Georgetown shkroi: "Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të fillojë hetimin e tyre këtë pasdite”.

Screenshot 12 13

"Ekuipazhet do të qëndrojnë në vendngjarje për të ndihmuar. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj për të shmangur këtë zonë sot". /Telegrafi/