LAJMI I FUNDIT:

Tre milanistë në formacion

Tre milanistë në formacion

Shumica e skuadrave favorite dolën fituese në javën e 34 të Kampionatit italian.

Lideri Juventus me një gol të bukur të Paul Pogbas e mposhti Bolognan në Torino. Me rezultat identik, Roma fitoi përballë Fiorentinas në udhëtim, në një ndeshje ku Adem Ljajic bëri paraqitje të mirë.

Dy klubet nga Milano, Milan dhe Inter, regjistruan fitore respektive, kundër Livornos (3-0) dhe kundër Parmas (2-0). Rossonerët përfaqësohen me tre lojtarë në formacionin e kësaj jave, ndërsa Nerazzurrët me dy sosh.

Napoli barazoi përballë Udineses (1-1), ndërsa Lazio luajti baras (3-3) kundër Torinos.


Formacioni i javës së 34 në Serie A (4-4-2):

Portier: Samir Handanovic (Inter).

Mbrojtës: Rolando (Inter), Leandro Castan (Roma), Paolo Cannavaro (Sassuolo), Kevin Constant (Milan).

Mesfushorë: Juan Iturbe (Hellas Verona), Antonio Candreva (Lazio), Paul Pogba (Juventus), Adel Taarabt (Milan).

Sulmues: Adem Ljajic (Roma), Mario Balotelli (Milan).

/Telegrafi/