LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët e Kosovës që janë ende pa skuadra, a do të ftohen nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit?

Tre lojtarët e Kosovës që janë ende pa skuadra, a do të ftohen nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit?

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet të ketë kokëdhimbje për ndeshjet kualifikuese të “Katar 2022” në muajin shtator, shkaku i lëndimeve, por edhe i disa lojtarëve që ende janë pa skuadra.

Dardanët do të luajnë tri ndeshje në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ekipi i drejtuar nga Challandes do të luajë ndeshjen e parë në udhëtim dhe dy ndeshjet tjera në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Renditja e re e FIFA-s – Kosova ngritët pesë pozita, Shqipëria bie tri vende
Lexo po ashtu Renditja e re e FIFA-s – Kosova ngritët pesë pozita, Shqipëria bie tri vende

E para është ndaj Gjeorgjisë në udhëtim me 2 shtator, ne dyta ndaj Greqisë me 5 shtator, ndërsa e treta me 8 shtator ndaj Spanjës, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, trajneri zviceran pritet të ketë kokëdhimbje për këto dy ndeshje, shkaku i disa lëndimeve, por edhe i situatës së disa lojtarëve që janë ende pa skuadra.

Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Blendi Idrizi do të jenë tri mungesat e sigurta shkaku i lëndimeve.

Blendi Idrizi pëson dëmtim me Schalken, me shumë gjasa mungon në ndeshjet e shtatorit për Kosovën
Lexo po ashtu Blendi Idrizi pëson dëmtim me Schalken, me shumë gjasa mungon në ndeshjet e shtatorit për Kosovën

Në anën tjetër, Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë ende pa skuadra dhe nuk dihet nëse Challandes do t’i ftojë për këto dy ndeshje.

Ndryshe, afati kalimtar në shumicën e ligave evropiane është i hapur së paku deri më 31 gusht dhe shpresojmë që lojtarët e Kosovës të bëhen me skuadra të reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori