Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, ku kësaj radhe takohet me Gjeorgjinë si mysafir.

Ndeshja zhvillohet në “Batumi Arena”, nga ora 18:00.


Të besuarit e Bernard Challandes kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para, ku ndaj Gjeorgjisë do të kërkojë pikët e para.

Për këtë ndeshje në rrezik që të suspendohen janë tre lojtarë Florent Hadergjonaj, Besar Halimi, Vedat Muriqi, shkruan Telegrafi.

193996262 3829304387198258 3259657710815641155 n

Që të tre ishin ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshje me Suedinë.

Hekuran Kryeziu që nuk është ftuar, ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë në dy ndeshje radhazi, ndaj Spanjës dhe Suedisë, duke bërë që të jetë i suspenduar.

195161643 3829288230533207 5130932658171102322 n

Në anën tjetër edhe Bernard Berisha është i suspenduar (nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit) pas kartonit të kuq me Spanjën. /Telegrafi/

telegrafi sport app