LAJMI I FUNDIT:

Tre javë më parë tha se zgjedhjet në Rusi nuk janë demokraci, zëdhënësi i Kremlinit prej asaj kohe nuk është parë askund

Tre javë më parë tha se zgjedhjet në Rusi nuk janë demokraci, zëdhënësi i Kremlinit prej asaj kohe nuk është parë askund

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk është parë në publik prej gati tre javësh.

Nuk po gjendet askund, pas fjalisë se si zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk janë vërtetë demokraci, transmeton Telegrafi.

Qysh në atë kohë, ai kishte parashikuar se Putin do të kishte mbi 90 për qind të votave në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.


Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S-400 në Krime – publikohen pamjet e sulmit
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S-400 në Krime – publikohen pamjet e sulmit

“Zgjedhjet tona presidenciale nuk janë në të vërtetë demokraci, është burokraci e shtrenjtë”, pati thënë Peskov në një artikull të botuar më 6 gusht të publikuar në New York Times.

“Putin sërish do të zgjidhet me mbi 90 për qind të vota”, pati theksuar asokohe Peskov.

Zgjedhjet në Rusi do të duhej të mbaheshin më 17 mars të vitit të ardhshëm. E Putin pritet të shpallë shumë shpejt kandidaturën, që do të ishte njëherit mandati i tij i gjashtë nëse arrin ta fitojë.

Ndryshimet kushtetuese të bëra para luftës në Ukrainë, i lejojnë Putinit të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Rusia emëron kreun e ri të forcave ajrore, do ta zëvendësojë Sergei Surovikinin i njohur si gjeneral “Armagedoni”
Lexo po ashtu Rusia emëron kreun e ri të forcave ajrore, do ta zëvendësojë Sergei Surovikinin i njohur si gjeneral “Armagedoni”

Mediat ruse dhe ato ukrainase kanë raportuar sesi Peskov nuk ka mbajtur më konferencë për media apo ndonjë koment pas intervistës së tij të dhënë për mediumin amerikan, shkruan Newsweek.

Konferenca e tij e fundit ishte ajo e 4 gushtit, dy ditë para se t’i bënte publike komentet e tij në New York Times.

Në anën tjetër, pas intervistës së tij që bëri bujë, mediat shtetërore që financohen drejtpërdrejt nga Kremlini kanë raportuar sesi deklaratat e tij ishin keqinterpretuar.

“Autori i artikullit i ka keqinterpretuar (fjalët e mia) në mënyrë të gabuar”, pati thënë Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass. /Telegrafi/