Tre gjëra më të rëndësishme për Çairin, se premtimet e partive politike (Foto)

Çairi njihet si pasuri e shqiptarëve në Maqedoni. Nëse jo për diçka tjetër, në Çair ka shumë shqiptarë.
Vend i vogël me njerëz shumë. Shumë njerëz me zemra të mëdha dhe të gatshëm të japin gjithçka kur është në pyetje e mira e përgjithshme.
Në këtë artikull Telegrafi Maqedoni nuk do të fokusohet në premtimet e kandidatëve e as tek retorika politike.
Për Çairin ka një garë të nxehtë mes partive politike por ky artikull nuk do të shkruaj për ta por për njerëzit, pasuria e kësaj ane. Ju numërojmë tre gjëra që janë më të rëndësishme se politika për banorët e kësaj komune.
1. Shumë banorë, pak vend! Gjithësejt 64.773 banorë jetojnë në 3.52 km2. Apo, me fjalë tjera, 18400 banorë për një kilometër katrorë. Ndoshta vendi më i mbipopulluar në Ballkan. Në mungesë të statistikave zyrtare për krahasim, përdorim realitetin. Rrugë të mbingarkuara, trafik urban me vonesë, mungesë parkingjes dhe mungesë gjelbërimi. Kjo vjen nga politika dhe tendenca anashkaluese ndaj Çairit, si pjesë shqiptare në kryeqytetin që tenton t'a ndryshojë realitetin. Kjo gjithashtu vjen edhe nga keqqeverisja në dekadat e fundit që kanë lejuar ndërtime pa leje. Një thënie mes banorëve të kësaj komune vlen edhe tani 'Në Çair s'ke ku e hudh as gjilbërën'.
Në Çarshinë e vjetër të Shkupit mund të gjeni xhaminë e Isa Beut, Kapan Han, Hamamin e Daut Pashës, Kurshumli Han, xhaminë Mustafa Pasha, Suli Han, xhaminë Sultan Murad, xhaminë Yahya Pasha dhe në krye të Çarshisë e gjeni Kalanë e Shkupit, gjithashtu vend historik.
Përveç Tetovës dhe Çairit, Telegrafi Maqedoni në vazhdimësi do të numëroj gjërat e rëndësishme për një komunë, në prag të etheve të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/
























































