Burrat e mirë nuk janë të përsosur, por ata zotërojnë cilësitë që i bëjnë marrëdhëniet të shëndetshme, të qëndrueshme dhe plot respekt të ndërsjellë.
Në vend të gjesteve madhështore apo lëvizjeve romantike klishe, një partner cilësor tregon vëmendje, pjekuri emocionale dhe gatishmëri për t’u rritur personalisht çdo ditë.
Ekspertët theksojnë se pikërisht këto cilësi janë themeli i martesave të gjata dhe të plota.
Ai di të dëgjojë
Një nga cilësitë kryesore të një burri të mirë është aftësia për të dëgjuar në mënyrë aktive. Një studim tregon se dëgjimi aktiv i ndihmon partnerët të shprehin emocionet dhe të ulin presionin emocional.
Kjo do të thotë të mos ndërpresësh, të mos japësh përgjigje të shpejta ose të shpërqendrosh duke parë telefonin. Në vend të kësaj, ai fokusohet në atë që thotë partnerja e tij, bën pyetje për ta kuptuar më mirë atë dhe krijon një hapësirë ku ajo ndihet e parë dhe e dëgjuar, shkruan YourTango.
Ai është i vëmendshëm dhe tregon dhembshuri
Burrat e mirë nuk gjykojnë, por përpiqen të kuptojnë këndvështrimin e partnerit të tyre. Në vend që të reagojnë nga shkaktarët e tyre emocionalë, ata përpiqen t’i shohin fjalët e saj në një kontekst më të gjerë – nga fëmijëria e saj deri tek përvojat e jetës.
Këshilltarja e marrëdhënieve Erika Jordan thekson: “Kur diçka ju godet, ndaloni. Identifikoni shkaktarin dhe përpiquni të kuptoni pse ndodhi. Mos harroni se partneri juaj ndoshta nuk kishte ndërmend t’ju lëndonte.” Dhembshuria kërkon praktikë dhe gatishmëri për ta vënë veten në vendin e dikujt tjetër – si brenda dhe jashtë një marrëdhënieje.
Merr përgjegjësi dhe di të kërkojë falje
Aftësia për të njohur një gabim dhe për të ofruar një falje të sinqertë është një shenjë e pjekurisë emocionale. Një studim thekson se falja e vërtetë përfshin pranimin e dhimbjes së shkaktuar, keqardhjen e sinqertë dhe përpjekjen për të mos përsëritur gabimin.
Të kërkosh falje nuk është një dobësi, por një formë përgjegjësie. Burrat e mirë nuk ndalen vetëm në fjalë, por pas kërkimit të faljes fshihen veprime konkrete që tregojnë se duan të përmirësojnë situatën dhe të mësojnë nga gabimet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sofia Vergara bëri një konfuzion të vërtetë: Për shkak të zgjedhjes së fustanit, të gjithë shikonin vetëm atë!
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Bëni sytë të duken të ngrehur me këto truke që i sugjeron influencerja në Instagram

Psikologët këshillojnë, kjo fjali rrit fort vetëbesimin e fëmijëve

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit