Trazirat e marsit 2004 – “Të mllefosur që drejtësia nuk ndërmorri asgjë”, rrëfehet babai i njërit prej fëmijëve të mbytur në lumin Ibër

Marsi i vitit 2004 ngërthen histori në vete për tërë vendin, e në veçanti për Mitrovicën Veriore.
Më 16 mars të atij viti, tre fëmijë shqiptarë janë mbytur në lumin Ibër. Siç kanë treguar të mbijetuarit, ata ishin të ndjekur dhe ishin duke ikur, ndërsa e vërteta e kësaj tragjedie nuk është zbardhur ende plotësisht deri më tani, shkruan Telegrafi.
E në dy ditët e ardhshme, më 17 dhe 18 mars të 2004 u zhvilluan protestat që më pas do të përmendnin si “Trazirat e marsit”. Gjatë këtyre ditëve u vranë 19 civilë, 11 shqiptarë dhe 8 serbë, gjersa u lënduan mbi 900 të tjerë, shumica prej tyre shqiptarë.
Gjatë “Trazirave të marsit” janë djegur disa shtëpi dhe kisha serbe, e ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe me shtëpitë shqiptare në veri të Mitrovicës.
Babai i njërit prej fëmijëve të vdekur në lumë, për Telegrafin ka rrëfyer mes emocioneve lidhur me këtë ngjarje.
Zaim Deliu ka thënë se këto trazira ishin një tragjedi për familjarët, teksa ka rrëfyer se ishin gjithsej katër fëmijë prezent në ato momente, ku prej tyre vetëm njeri ka shpëtuar.
“Më 16 mars 2004, tre fëmijët tanë u detyruan të hidhen në lumin Ibër për shkak të sulmit që i’a bën këta fqinjtë serb. Kanë qenë katër persona, fatbardhësisht Fitimi ka shpëtuar, ndërsa tre të tjerët – Egzoni, Avniu dhe Florenti u mbytën në lumin Ibër”, ka thënë Deliu.

Deliu është shprehur se para se të ndodhi tragjedia, djali i tij Egzoni kishte ardhur në shtëpi bashkë me shokun e tij, Avniun dhe kishin ngrënë bukë.
“Në ditën kritike, para se të ndodhi ai rast, djali erdh me Avniun, e ka pasur shok djalin e Sheremetit. Erdhën dhe ngrënë bukë këtu në shtëpi dhe më tha ‘bush, po du me shku te ni kojshi poshtë me ndërru ni knus se e kish të mirë’”, ka treguar ai.
Tutje, ai ka ndarë momente më të ndjera nga dita kur ndodhi ky rast, transmeton Telegrafi.
“Vetëm e kam shikuar kur është nisur andej, unë isha duke e rregulluar një veturë, as nuk kam mundur të flas as asgjë, ai është shkuar me shokët atje dhe më nuk e kam parë të gjallë”, është shprehur qytetari.
Pas 21 vitesh, Deliu ka theksuar se sistemi i drejtësisë ende nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë çështje.
“Shkuan 21 vjet, drejtësia nuk ka ndërmarrë asgjë edhe pse kemi bërë ankesa deri tek Kombet e Bashkuara përmes avokatit Tomë Gashi. Nuk e kanë përfillur rastin, njësoj si shumë raste tjera të shqiptarëve. Mbytja e atyre tre fëmijëve mbet ashtu si mbet, e pa zbuluar”, ka potencuar ai.
Deliu është shprehur i mllefosur për faktin se personat që shpien tek ndodhja e kësaj tragjedie ende nuk janë dalë para drejtësisë.
“Aktorët kurrë nuk u zbuluan, normal që familjarët jemi të mllefosur pse ata kriminelë nuk dolën para drejtësisë”, ka përfunduar Zaim Deliu.
Këto ngjarje zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës, derisa sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë.
Eide e morri këtë detyrë dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, ku takoi përfaqësues të të gjitha komuniteteve, në tetor të vitit 2005 dorëzoi raportin.
Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, gjersa rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bëri edhe Kofi Annan.
Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyri në fuqi me 15 qershor 2008. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Këtë të dielë ndryshon ora - ja çfarë duhet të dini

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata