Transportuesit privatë nuk qarkullojnë as sot, pritet vendimi i Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Transportuesit privatë as sot (29 nëntor) nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa shpresojnë që nga e hëna të përfshihen në komunikacion. Pas takimit të djeshëm me këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, në të cilën në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit u dakordua që të vendoset që të rritet çmimi për kilometrin e kaluar nga 70 në 100 denarë, transportuesit deklaruan se heqin dorë nga bllokadat që i kishin paralajmëruar më herët, duke e vlerësuar si të shkëlqyer propozimin e OBRM-PDUKM-së.
“Duhet të koordinohemi me kompanitë tona, ju e dini që jemi të rraskapitur financiarisht. Ne duhet të shohim nëse fondet do të paguhen, të shohim se çfarë thotë Bashkia për këtë dhe pasi të bëjmë konsultimin, do të marrim një vendim që kur të fillojmë të vozisim. Shpresoj që nga e hëna në vend të bllokadave do të jemi në rrugët e Shkupit dhe do të jemi në shërbim të qytetit të Shkupit”, tha Jovica Zafirovski si përfaqësues i transportuesve privatë.
Transporti publik urban dje ishte sërish në fokus të publikut pasi kompanitë private njoftuan se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritjen e çmimit për kilometër, nga e hëna do të bllokojnë rrugët.
Ata në shenjë revolte i kanë fikur autobusët nga qarkullimi për shkak se kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër nuk ishte në rend dite të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Pas akuzave të ndërsjella të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, se pse kjo pikë nuk ishte në rendin e ditës të seancës së Këshillit, takimi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM dhe transportuesve privatë u zhvilluan dje pasdite.
Kryetarja Arsovska në këtë lëvizje sheh përpjekje për të krijuar krizë të re të motivuar politikisht lidhur me transportin publik në kryeqytet. Në njoftimin dërguar opinionit, Arsovska theksoi se mendimi i saj si kryetare komune është dorëzuar menjëherë dhe se janë plotësuar kushtet për vendosjen e kësaj pike në rend dite.
Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi javën e kaluar kur autobusët e Kompanisë së Transportit Publik mbetën pa naftë pas anulimit të prokurimit publik. Me vendim të Qeverisë është miratuar që të ndahen 250 tonë naftë nga rezervat shtetërore, e cila sipas vlerësimeve duhet të jetë e mjaftueshme deri në realizimin e prokurimit të ri publik për naftën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri