Vazhdon puna për rehabilimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës, shpallur trashëgimi botërore në vitin 2005.
Si një nga qytetet e pakta në llojin e vet, Gjirokastra është një prej destinacioneve kryesore turistike në Shqipëri. Për këtë arsye, ky qytet është një nga katër qendrat urbane e mbështetur me financim nga Banka Botërore, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit.
Ky program investimesh ka për qëllim realizimin e ndërhyrjeve të integruara në rehabilitimin e infrastrukturës urbane duke përmirësuar cilësinë e jetesës së popullsisë lokale dhe infrastrukturën pritëse turistike, me qëllim kthimin në një nga qendrat kryesore të zhvillimit të turizmit të trashëgimisë kulturore në territorin e Shqipërisë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit aktualisht është në proces zbatimi të rehabilitimit dhe restaurimit të rrugëve prej kalldrëmi të Qafës së Pazarit, që përfaqëson zemrën e qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës. Kjo zonë është një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të preferuara në Gjirokastër, e konsideruar si porta hyrëse drejt qendrës historike.
Punimet në këtë zonë konsistojnë në instalimin e një rrjeti të ri të infrastrukturës nëntokësore (rrjeti i jashtëm i furnizimit me ujë; ai i mbrojtjes nga zjarri; rrjeti i jashtëm i shkarkimit të ujërave të zeza; rrjeti i shkarkimit të ujërave të shiut; ndriçimi elektrik dhe shërbimi telefonik). Gjithashtu është parashikuar restaurimi i 85 për qind e kalldrëmit ekzistues të rrugicave dhe trotuareve, si dhe zëvendësimi i atij, tejet të amortizuar. Parashikohet të kryhet deri në shtator të këtij viti edhe përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara, vendosja e stolave të pushimit, koshave për mbeturina, stacione biçikletash, tabela informuese dhe orientuese turistike si dhe ndriçim estetik për të bërë më të aksesueshme hapësirën publike dhe për të theksuar tipare me vlerë të qendrës historike të qytetit të gurtë.
Në kuadër të këtij projekti parashikohen ndërhyje edhe për rehabilitimin e 6 shesheve e hapësirave publike të ndodhura gjithashtu në zonën e projektit dhe të lidhura në mënyrë integrale me rrugët e kalldrëmit që do të restaurohen. Ndërhyrja do të jetë specifike për secilën nga këto hapësira publike, duke konsistuar në pastrimin nga mbetjet inerte, sistemim të lehtë urban me qëllim kthimin e tyre në përdorim nga banorët dhe turistët.
Ky projekt po zbatohet në vijimësi të projektit të restaurimit të objekteve që përbëjnë Qafën e Pazarit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit “AADF” dhe në mbështetje të Institutit të Monumenteve të Kulturës. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët