Një dizajnere e modës shpesh po ngatërrohet nga qytetarët me modelet e saj, pasi ka arritur të humbë plotë 83 kilogramë pas ndërhyrje kirurgjikale.

Thayna Pacheco Barboza kishte vendosur t'i nënshtrohet një operacioni në lukth, pasi e kishte kuptuar se mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të gjyshes që vdiq nga problemet me zemër dhe nëna që kishte pësuar sulm në zemër, transmeton Telegrafi.


1 60

24-vjeçarja nga Juiz de Fora në Brazil, kishte shtuar në peshë qysh si 5-vjeçare, ndërsa deri në moshën e adoleshencës ajo arriti peshën ekstreme.

2 27

Dashuria e madhe për ushqimin e shpejtë, bëri që ajo të fitojë shumë kilogramë që i shkaktonin problem si në ecje ashtu dhe në aktivitete tjera.

3 25

Ajo ishte paralajmëruar nga e ëma që kishte pasur sulm në zemër, se ekziston mundësia që mund t'i trashëgojë problemet e saj shëndetësore.

4 24

E vetëdijshme për problemet shëndetësore që çdo ditë ia rrezikonin jetën, Thayna vendosi t'i nënshtrohet një operacioni që do t'i ndihmonte të humbte peshë.

5 18

Për fat të mirë operacioni pati sukses dhe ajo sot i ka vetëm 57 kilogramë, por kjo ndërhyrje i ka shkaktuar probleme tjera - heqjen e lëkurës së tepërt.

6 16

Sidoqoftë, ajo arriti që edhe këtë sfidë ta kapërcej, dhe sot Thayna ka numëron më shumë se 54 mijë ndjekës në Instagram që i përcjellin me vëmendje fotografitë që i publikon. /Telegrafi/

7 15

8 10

9 9

10 7

11 7