LAJMI I FUNDIT:

Transformim i jashtëzakonshëm, kishte 165 kilogramë dhe brenda 23 muajve arriti t’i humb 95 – sot është bodybuilder i suksesshëm

Transformim i jashtëzakonshëm, kishte 165 kilogramë dhe brenda 23 muajve arriti t’i humb 95 – sot është bodybuilder i suksesshëm

Një burrë i dhënë pas ushqimit të shpejtë dhe ëmbëlsirave, ka zbuluar sesi arriti t’i humb 95 kilogramë dhe të transformohet nga një baba me “bark të madh” në një bodybuilder të suksesshëm.

Si 29-vjeçar, Oliver Hegarty nga Kenti i Anglisë, peshonte plotë 165 kilogramë, kjo pasi që hante ushqime të ndryshme në ditë që përmbanin deri në 7000 kalori, transmeton Telegrafi.

Ky ndërtimtar shpenzonte 280 funte në muaj në ëmbëlsira, patate të skuqura e çokollata. Por një ditë vendosi t’i thotë “mjaft”.


Tani, 23 muaj pas këtij premtimi, Oliverin thuajse askush nuk po e njeh, pasi mori edhe çmimin Pure Elite në bodybuilding – duke humbur në total 95 kilogramë.

“Në natën e ndërrimit të moteve gjatë 2019-ës, vendosa të hip mbi peshore, diçka që zakonisht nuk e bëja. Mendoja se kisha më pak kilogramë, por kur pashë numrat u tmerrova”, tha Oliver.

Prej asaj kohe hoqi dorë nga ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat – duke kaluar shumicën e kohës jashtë orarit të punës në palestër. Filloi të zgjohet herët dhe të praktikojë vrapimin. E pasi që pa efektet e para, vendosi më seriozisht të merret me bodybuilding.

Sot ai është model për shumëkënd, dhe shpesh ftohet nëpër debate sesi duhet vullnet dhe vendosmëri për të arritur gjithçka në jetë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Kalo në kategori