Trajneri i Uellsit, Chris Coleman, ka thënë se akoma nuk mund ta besoj suksesin që ka arritur skuadra e tij.
Uellsi mbrëmë mundi Belgjikën (3-1), duke u kualifikuar për herë të parë në një çerekfinale të Kampionatit Evropian”.

Tekniku uellsian tha se nuk di ta përshkruaj momentin që po kalon skuadra e tij pas fitores së madhe kundër belgëve.


“Nuk mund ta përshkruaj këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të madh. Ne e dinim se mund ta fitojmë këtë ndeshje. Unë ende nuk mund ta kuptojë atë që kemi bërë”, ka thënë Coleman.

telegrafi sport app