Galatasaray Odeabank ka angazhuar trajnerin me prejardhje shqiptare, Oktay Mahmutin.
Ky i fundit ka nënshkruar kontratë ë vlefshme për një vjet e gjysmë me mundësi të zgjatjes.
Strategu 49-vjeçar pritet të jetë në krye të detyrës në derbin kundër Anadolu Efes.
Mahmuti, që ka pranuar më parë se ka rrjedh nga një familje shqiptare, Galatasarayn e ka udhëhequr edhe gjatë viteve 2010/12.
Nga ana tjetër, Burçin Aslan, një anëtar i bordit të drejtorëve, u soll në postin e Përgjegjësit për Degën e Basketbollit në Galatasaray.
Theksojmë se Mahmuti kohë më parë kishte drejtuar edhe skuadrën e Sigal Prishtinës. /Telegrafi/