Trajneri i Sevillas, Eduardo Berizzo pritet të operohet nesër (e martë) pas vuajtjes nga kaceri në prostatë dhe do t’i mungojë për një kohë skuadrës spanjolle.

Lajmi për sëmundjen e tij, që u mësua pas barazimit 3-3 të Sevillas ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, tronditi ambientin te skuadra andaluziane.


Trajneri Eduardo Berizzo është i sëmurë me kancer në prostatë dhe për pak kohë duhet të fokusohet vetëm te shëndeti i tij.

Futbollistët e Sevillas, edhe ndaj Villarrealit realizuan një përmbysje të madhe, por tashmë për disa javë duhet të japin maksimumin pa trajnerin argjentinas në stol.

“Kthimi i tij në detyrë do të varet nga ecuria e shëndetit pas ndërhyrjes kirurgjikale”, përcjell SS.

GettyImages 877199608 1 Berizzo duke festuar golin e tretë në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit (Getty Images)

“Vendin e tij ndërkohë do ta marrë ndihmësi Ernesto Marcucci,” – shkruhet në komunikatën për shtyp  të klubit të Sevillas.

Eduardo Berizzo do të operohet këtë të martë, duke shpresuar që gjithçka të shkojë ashtu sikurse mjekët e kanë parashikuar, që të kthehet sa më parë në detyrë.

telegrafi sport app