Site icon Telegrafi

Trajneri i Flamurtarit, Keqi: Nuk kishim koncentrim, po pranojmë gola të lehtë

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keqi, nuk është ndarë aspak i kënaqur me epilogun përfundimtar të ndeshjes ndaj Vushtrrisë (2-2).

Ai ka folur edhe për pikat e dobëta të skuadrës së tij duke theksuar se duhet të përmirësohen më tepër në repartin defansiv, ndërkohë që pret të rikthehen me rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.

“Nuk kishim koncentrim. Nuk po arrijmë të menaxhojmë ndeshjen. Është mungesa e përvojës”.

“Po pranojmë gola të lehtë dhe kjo nuk është hera e parë”.

“Këto dy pika mund të na kushtojnë në luftën për ekzistencë, duhet të përgatitemi më mirë psikologjikisht për ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit”, deklaroi Keqi për “Super Sport Kosova”.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Flamurtarit do të takohet me Dukagjinin, ndërsa kuqezinjtë mbesin në vendin e shtatë me 37 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version