Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, shpërthen në emocione pas kualifikimit historik në Ligën e Konferencës

Pas arritjes historike të Dritës, që për herë të parë siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani, është shprehur i emocionuar dhe krenar për lojtarët e tij, ndërsa suksesin e tij ia ka dedikuar babait të ndjerë.
Sipas Ramadanit, ky sukses është meritë e tyre, si dhe e punës dhe vendosmërive të klubit.
Drita fitoi të dyja ndeshjet e play-ofit ndaj Differdanget, ku fillimisht i mposhti në Prishtinë me rezultat 2-1, pastaj edhe në ndeshjen e kthimit në Luksemburg 1-0.
“Një gëzim i jashtëzakonshëm, emocion i madh. Merita më e madhe është e dy presidentëve, që asnjëherë nuk janë dorëzuar. Për mua personalisht është një ëndërr e realizuar. Garoj me veten dhe mendoj se mund t’i jap edhe më tepër futbollit kosovar. Është meritë e plotë e lojtarëve”.
“Hera e parë që më ndodh t’i kemi pesë humbje rresht. Por ky është karakteri. Kemi besuar shumë në ekip. Kam besuar në karakterin e ekipit. Nuk është vetëm sukses i yni. Siç jemi gëzuar ne për suksesin e Ballkanit, besoj se edhe të tjerët do të gëzohen me suksesin tonë".
"Fokusi tani është te kampionati. Për Evropë me grupet jemi të kënaqur. Tani duam ta mbrojmë titullin e kampionit. Suksesin ia dedikoj babait të ndjerë”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/





















































