Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Deçiqit në kuadër të Conference League.

Bardhekaltrit për përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Pas ndeshjes, trajneri i Deçiqit, Edis Mulalic tha se ka kohë edhe 90 minuta për ta përmbysur lojën, e gjithashtu pati fjalë të mira edhe për futbollistin e Dritës, Arbnor Mujën.

214676660 3928852437243452 8683275933929926547 n

“Pjesa e parë ishte e mirë, por goli i pranuar mund të thuhet se bëri që lojtarët të fillojnë të lodhen”.

“Pjesa e dytë ishte jo shumë e mirë me Dritën që provoi përmes Mujës që i çaktivizonte mbrojtjen tonë me shpejtësi, mirëpo kemi kohë edhe 90 minuta për ta përmbysur lojën”.

“Do të analizojmë ndeshjen për të parë gabimet dhe të shpresojnë për kualifikimin në raundin tjetër”, deklaroi ai pas ndeshjes.

213998148 3928852457243450 4667983817853632529 n

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 15 korrik në Podgoricë. /Telegrafi/

telegrafi sport app