LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Belgjikës e pranon që ylli i skuadrës pi duhan

Trajneri i Belgjikës e pranon që ylli i skuadrës pi duhan

Trajneri Belgjikës, Marc Wilmots e ka konfirmuar se lojtarit të tij Radja Nainggolan nuk mund t’ia ndalojë pirjen e duhanit.

Mesfushori i Romës shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Suedisë 1-0, për t’i siguruar skuadrës së një vend në fazën nokaut.

Edhe pse është yll i skuadrës, ai ka marrë kritika në vendlindje për një ves të tij të keq, pirjen e duhanit.


“Unë e konfirmoj se Radja pi duhan”, ka thënë Wilmots për Sporza.b .

“Ky është një zakon që e kam parë më parë edhe në Francë dhe Itali, ku shumë lojtarë pinë duhan . Unë jam fleksibël në këtë nivel. Është trupi i tij dhe për sa kohë që performanca e tij në fushë është pozitive kjo nuk përbën problem për mua”.

“Në qendrën e trajnimit unë i jap atij gjithmonë një dhomë ku nuk ka alarm tymi. Unë mendoj se ai është i vetmi në mesin e skuadrës aktuale që pi duhan”.

“Është problemi i tij nëse dëshiron të luajë deri në moshën 30 vjeç në vend se të luajë deri në 35”, ka thënë Wilmots. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori