Trajneri i Antwerp, Mark Van Bommel ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Dritës në shtëpi në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Kosova ka marrë një rezultat të favorshëm nga ndeshje e parë në udhëtim në Belgjikë dhe ka shpresa të mëdha në ndeshjen kthyese në Prishtinë.
Megjithatë, ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak trajneri të vendasve, Mark van Bommel, i cili ka pasur kritika për skuadrën e tij, por edhe për gjilanasit e rreshtuar në mbrojtje.
“Ata luajtën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak sot dhe patëm katër ose pesë raste të mira”, ka thënë fillimisht Bommel pas ndeshjes.
“Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem. Ju duhet pak fat për këto ndeshjes. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe mund të ishte kështu”.
“Ju duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë të orientuar vetëm në mbrojtje. Por, të jesh i duruar nuk do të thotë se duhet të luash ngadalë. Epo, ne nuk jemi ende aq lartë që të mund t’i shkatërrojmë plotësisht këto lloj skuadrash”.
“Sigurisht që do ta hasim më shpesh këtë. Ne duam të bëhemi një klub më i madh dhe kështu do të na afrohen kundërshtarët tanë. Do të duhet të jemi në gjendje të rrënojmë muret”.
“Por përsëri: diçka e tillë kërkon kohë. Dy ose tre lojtarë blihen dhe ndryshojnë të gjithë lojën: jo, nuk funksionon kështu”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/