LAJMI I FUNDIT:

Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në mes të një treni dhe një veture në komunën e Klinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth kilometrës 60+958 të linjës hekurudhore, ndërsa autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

Pas ngjarjes, kompania hekurudhore Trainkos ka reaguar me një njoftim për opinionin publik, duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.


“Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.

Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen
Lexo po ashtu Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Trainkos ka bërë thirrje për respektim rigoroz të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se kalimi hekurudhor ku ndodhi aksidenti ishte i pajisur me sinjalizim dhe shenja përkatëse.

Sipas raportit fillestar të komisionit për raste të jashtëzakonshme, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit.

“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thekson Trainkos.

Kompania gjithashtu ka apeluar për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Lajme
Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Lajme
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Drejtësi
Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Kronika e Zezë
Kalo në kategori