LAJMI I FUNDIT:

Tragjike në Londër, vritet me thikë i riu nga Kukësi

Tragjike në Londër, vritet me thikë i riu nga Kukësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Viktima është Fatjon Oruçi , i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.


Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen.

Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë duke u hetuar për ngjarjen. Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen. Hetimet për këtë rast të rëndë vazhdojnë.

Për këtë ndodhi të tmerrshme, kanë shkruar shumë media britanike, mes tyre edhe gjigandi mediatik BBC.

Në trend Lajme

Më shumë
Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Lajme
Njëri nga të arrestuarit 'i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut'

Njëri nga të arrestuarit 'i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut'

Lajme
Haradinaj përshëndet arrestimin e oficerëve serbë: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s'kanë vend në Kosovë

Haradinaj përshëndet arrestimin e oficerëve serbë: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s'kanë vend në Kosovë

Siguri
Aksioni i policisë, 16 serbë të arrestuar, prej tyre katër oficerë aktivë të sigurisë - Sveçla jep detaje

Aksioni i policisë, 16 serbë të arrestuar, prej tyre katër oficerë aktivë të sigurisë - Sveçla jep detaje

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Kurti: Serbia po saboton formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, në shënjestër deputetët e pakicave

Kurti: Serbia po saboton formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, në shënjestër deputetët e pakicave

Siguri
Kalo në kategori