LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Rramanli, ndërron jetë edhe një person

Tragjedia në Rramanli, ndërron jetë edhe një person

Ndërroi jetë viktima e 5 nga shpërthimi i bombolës zë gazit të dielën në Rramanli. 36 vjeçarja, tre ditë luftoi për jetë në Urgjencën e Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Mjekët konstatuan vdekjen e saj, pasi djegiet e trupit mbi 80%, kanë shkaktuar komplikime të tjera në organet vitale.

“Sot rreth orës 13.20 edhe përkrah angazhimit maksimal të ekipeve mjekësorë, por si pasojë e lëndimeve serioze që nga ana e mjekëve thuhej që janë inkopmatibile me jetën, ndërroi jetë pacientja 36 vjeçe. Gjendja e dy të lënduarve të tjerë ngelet akoma kritike dhe që të dy, gruaja 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç, janë në aparate për frymëmarrje artificiale”, thonë nga Urgjenca e QKU “Nënë Tereza”, informon “Alsat”.

Ndërkaq, në koma mbeten edhe 30 vjeçarja me djegie mbi 80% si dhe djali 10 vjeçar me shkallë të tretë të djegies, të cilët po trajtohen në repartet intensive në Spitalin e Qytetit të Shkupit. Kurse, mjekët thonë se përmirësime janë vërejtur tek 28 vjeçja shtatzëne, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Nga kjo tragjedi, gjatë shpërthimit nga bombola e gazit në Rramanli të Kumanovës, në shtëpinë e dajës humbën jetën tre fëmijë. Një ditë më parë, plagëve të marra nuk mundi t’iu mbijetoj as kryefamiljari Shaip Alimi.


36 vjeçja, e cila ndërroi jetë të mërkurën ishte nëna e tani më të ndjerës Suejla Bajrami, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori