Mijëra fëmijë polakë u rrëmbyen gjatë pushtimit gjerman nga viti 1939 deri në vitin 1945 dhe u gjermanizuan me forcë. Fatet e dokumentuara u prezantuan në një konferencë në Krakov.
Vështirë të gjendet një temë kaq pak e njohur në historinë gjermano-polake si kjo e grabitjes së fëmijëve. Madje shumë polakë as e dinë fare që nazistët kanë përzgjedhur sipas kritereve racore, rrëmbyer dhe gjermanizuar me forcë deri në 200 mijë fëmijë polakë.
Një konferencë me dëshmitarë të asaj kohe, shkencëtarë dhe gazetarë në Universitetin e Krakovit – një projekt i përbashkët i Deutsche Welle-s dhe portalit polak Interia.pl – i ka dokumentuar tashmë fatet e të prekurve.
Rrëmbimi i fëmijëve në vendet e pushtuara
Që në fillim të vitit 1938 kreu i esesëve Heinrich Himmler pat deklaruar se: “Unë kam si synim ta sjell, ta grabis dhe ta vjedh nga të mundem gjakun gjermanik”. Në vendet e pushtuara më vonë, fëmijët shkëputeshin nga prindërit ose grabiteshin nga jetimoret. Kriteret e përzgjedhjes ishin sytë blu dhe flokët biondë, sipas përfytyrimit të idealizuar të Hitlerit për “arianët”. Shoqata e SS-ve “Lebensborn” ishte përgjegjëse për gjermanizimin e detyrueshëm të fëmijëve.
Takimi me dëshmitarët
Barbara Paciorkiewicz u shkëput nga familja në vitin 1942 nga Zyra Gjermane për të Miturit në Lodz të Polonisë kinse për një kontroll mjekësor dhe u dërgua në një nga strehimoret e shoqatës “Lebensborn” në Poloninë e pushtuar. Më vonë, për vajzën katërvjeçare u gjet një familje e dashur në Lemgo të Vestfalisë, në Gjermani. Nga Barbara Paciorkiewicz u bë Bärbel Rossmann. Autoritetet gjermane përpiqeshin t’ua ndryshonin identitetin fëmijëve të grabitur duke e fshehur kështu identitetin e vërtetë të tyre edhe para prindërve kujdestarë.
Një traumë për gjithë jetën
Në vitin 1948 Bärbel u kthye në Poloni në moshën dhjetëvjeçare. Ishte e vështirë për të që të mësohej, gjuhën polake nuk e njihte mirë.
“Erdha në Gdansk te daja. Gjëja e parë që ai donte të më tregonte ishte ish-kampi i përqendrimit Stutthof dhe gjurmët e krimeve të gjermanëve. Dhe unë isha gjermane. Nuk e kuptoja botën”, rrëfeu Paciorkiewicz me lotët që i rridhnin në Konferencën e Krakovit para qindra pjesëmarrësve.
Trauma e vërtetë filloi më vonë kur, si e re, ajo shkoi të vizitonte mamanë e saj gjermane dhe që atëherë jetonte në konflikt të brendshëm mes dy identiteteve. “Kjo është thellë brenda meje, unë shpesh ndjehem e vetmuar dhe inferiore”, thotë ajo. Janë pasojat e kohës së pasluftës, kur fëmijët e shanin “vajza e Hitlerit” dhe madje e rrihnin.
Në kërkim të rrënjëve
Edhe Hermann Lüdeking vuan edhe sot nga pasojat e vonshme të fatit të luftës. Ai u rrëmbye nga shtëpia e fëmijëve në Lodz. Emrin e tij, Roman Roszatowski, ia kishin ndryshuar nazistët në strehimoren “Sonnenwise” të Lebensborn-it në Kohren-Sahlis pranë Leipzigut. Këtu ai iu dorëzua për përkujdesje Maria Lüdeking-ut, një aktivisteje naziste.
82-vjeçari nuk ka mundur t’i zbulojë deri më sot rrënjët e tij. “Kjo më shqetëson shumë”, thotë ai. Ai angazhohet në shoqatën “Fëmijë të grabitur – Viktima të harruara”, e cila lufton për një dëmshpërblim për këtë grup viktimash. Deri tani pa rezultat.
Kompensime nuk ka
Ministria Federale e Financave shkroi në vitin 2013 në një deklaratë se: “Këtë fat e kanë pësuar gjatë luftës shumë familje dhe ka shërbyer si strategji lufte. Synimi në radhë të parë nuk ka qenë asgjësimi ose heqja e lirisë së të prekurve, por fitimi i tyre në dobi të vetes”.
Gjykata administrative e Këlnit në korrik 2018 konstatoi se nuk ka baza ligjore për dëmshpërblim. “Republika Federale dëmshpërblen ato viktima të nazizmit që “ishin sulmuar nga regjimi nazist për shkak të sjelljeve shoqërore ose personale ose për shkak të cilësive të veçanta të tyre, si për shembull, aftësi të kufizuara mendore”, tha gjykata. Megjithëse fëmijëve të grabitur u ishte bërë një padrejtësi e pabesueshme, ata nuk i plotësonin kushtet e nevojshme për të marrë një dëmshpërblim. Lüdeking ka shkuar në revizion kundër vendimit.
Mure të trasha
Dorothee Schmitz-Köster, studiuese e letërsisë dhe autore e disa librave mbi periudhën naziste, është e indinjuar nga debati i dëmshpërblimit. Ajo e krahason atë me diskutimin që u bë për dëmshpërblimin e punëtorëve të detyruar, të cilët vetëm “pas një procesi tejet të vështire”, më në fund, në vitin 2000 me themelimin e fondacionit “Përkujtimi, Përgjegjësi dhe E ardhme”.
“Është turp që ngrihen mure të tilla të trasha dhe që nuk mund të shëmben as me një gjest”, thotë Schmitz-Köster në një intervistë me DW.
Ajo vetë i është drejtuar dy muaj më parë Presidentit Frank-Walther Steinmeier me një kërkesë për takim me viktimat. Propozimi është duke u shqyrtuar, thuhet në përgjigje.
Viktima të harruara
Sipas Joanna Lubecka, historiane në Institutin e Përkujtimit Kombëtar në Krakov, fëmijët e grabitur janë “viktima të harruara”, sepse numri i tyre është relativisht i ulët. Shkencëtarët polakë flasin për 200 mijë të prekur. Por kur bëhet fjalë për viktimat e pushtimit gjerman, numri i tyre arrin miliona.
Fatet e dokumentuara nga DW dhe Interia.pl janë botuar si libër në Poloni nën titullin “Teraz jestescie Niemcami” (“Tani jeni gjermanë”). Botimi i tyre në gjermanisht është planifikuar për vitin 2019. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje