Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Athina mbrëmjen e sotme, pasi mediat greke raportojnë se George Baldock, ish lojtar edhe i shumë klubeve angleze është gjetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Greqisë dhe futbollistin e Panathinaikos, i cili këtë verë ka ardhur nga Sheffield United. Baldock u gjet nën ujë në pishinën e tij dhe policia është ende duke hetuar detajet e tragjedisë.
E sigurt është se Baldock nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor kohët e fundit. Baldock e filloi karrierën e tij në Milton Keynes Dons, veshi fanellat e shumë skuadrave të ligës së ulët angleze dhe për shtatë vjet ai luajti për Sheffield Unitedin, me të cilin luajti edhe në Ligën Premier.































