Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në kryeqytetin senegalez Dakar, ku për pasojë kanë mbetur tetë fansa të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.
E gjitha ndodhi në ndeshjen mes Ouakam dhe Stade de Mbour, kur pranë rezultat 2-1 të të Kupës së Senegalit, u shemb një pjesë e murit të stadiumit “Demba Diop”.
Gjatë gjithë ndeshjes pati fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë dhe për këtë është dashur intervenimi policor, të cilët përdorën edhe gazlotsjellës, transmeton Telegrafi.
Tifozët duke u munduar të shpëtonin filluan të iknin prej shkallëve të stadiumit dhe në ikje e sipër, ra një pjesë e murrit ndarës mes stadiumit dhe ulëseve në stadium.
Kjo bëri që të ketë edhe viktima pasi që një pjesë e fansave i zuri muri dhe u shkaktoi vdekjen.
Ministri i sporteve i Senegalit, Matar Ba ka konfirmuar për AFP se në “mesin e tetë shikuesve që humbën jetën ishte edhe një vajzë e vogël”, ndërsa kanë mbetur “të lënduar 60 shikues, të cilët u transferuan në qendrat shëndetësore”.
“Papritmas, kur muret ranë, ne e dinim se disa kishin humbur jetën, sepse ata mbeten nën mur”, tha Cheikh Maba Diop, një dëshmitar që ndihmoi në evakuimin e viktimave dhe që humbi një mik në tragjedi.
Vlen të theksojmë se tragjedia ka shtyrë të gjitha partitë politike senegaleze të anulojnë fushatën për zgjedhjet legjislative në shenjë respekti për viktimat e tragjedisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Galsenfoot/status/886332425642672133
https://twitter.com/Galsenfoot/status/886346602906103810
https://www.youtube.com/watch?v=0kbIFuuDBTI
https://www.youtube.com/watch?v=gJfr80OT-KQ
https://www.youtube.com/watch?v=-YRjg43Mc2I
https://www.youtube.com/watch?v=P8r02qR52nE