LAJMI I FUNDIT:

“Tradita e tmerrshme” – një barrë mbi nuset e Pakistanit

“Tradita e tmerrshme” – një barrë mbi nuset e Pakistanit

Gulalai ka pasur disa oferta për burrë në qytetin e saj në Pakistan, ku martesat e aranzhuara janë një gjë e zakonshme.

Por, të gjitha ato kanë rënë në ujë, pasi familjarët e dhëndurëve potencialë kanë kërkuar pajë të majme dhe prindërit e saj nuk kanë mundur ta përballojnë.

“Njerëzit shpesh vijnë për të kërkuar dorën time për martesë, por ata nuk kthehen më, pasi kuptojnë se familja ime e varfër nuk mund të blejë pajë të madhe”, thotë Gulalai, e cila vjen nga provinca veriperëndimore Khiber Pakhtunkva.


Paja është një traditë shekullore në Azinë Jugore. Kur bëhet një martesë në Pakistan, prindërit e nuses i japin para, stoli ose rroba familjes së dhëndrit.

Janë disa ligje që e kufizojnë pajën në këtë vend konservator fetar, por ato rrallë zbatohen.

Aktivistët thonë se mosmarrëveshjet për pajën i bëjnë gratë të cenueshme ndaj dhunës në familje dhe, madje, mund të çojnë deri në vdekje, nëse vjehrrit nuk janë të kënaqur me një pajë.

“Lista e gjërave”

Problemi i Gulalait është i zakonshëm në Pakistan. “Shumë familje nuk mund t’i martojnë vajzat për shkak të pajës”, thotë ajo.

Ajo tregon se familja e dhëndrit shpesh i paraqet një listë gjërash familjes së nuses së ardhshme. Lista mund të përfshijë stoli, mobilje, pajisje elektrike, e ndonjëherë edhe makinë të re.

Kostoja e madhe e pajës shpesh është një shpenzim dërrmues për familjet e varfra, që mezi sigurojnë jetesën.

Mohammad Ali, udhëheqës i organizatës Khpal Kor në Khiber Pakhtunkva, e cila ndihmon famliljet e varfra, thotë se paja “është një ritual i vjetruar dhe i panevojshëm, që është bërë garë midis familjeve”.

“Familjet e vajzave të varfra janë më të prekurat, sepse nuk kanë mundësi”, thotë ai. “Në të kaluarën, paja ishte e thjeshtë dhe përfshinte artikuj kuzhine dhe rroba. Por, tani barra është shumë e madhe”, thotë Ali.

Derisa disa vajza mbesin pa u martuar, familje të tjera marrin hua të mëdha për t’i përmbushur kërkesat e familjes së dhëndrit. Kreditë shpesh i ngarkojnë familjet me borxha të mëdha.

“Babai im dhe vëllezërit e mi kanë marrë hua nga miq dhe të afërm të ndryshëm për të rregulluar pajën time”, thotë Zahida, një grua në Khiber Pakhtunkva. “Ata kanë bërë përpjekje të siguronin gjithçka që dëshironin vjehrrit e mi”, tregon ajo.

Por, as kjo nuk ka qenë e mjaftueshme.

Zahida thotë se, tash e sa vite, vuan nga abuzimet psikologjike të prindërve të burrit, të cilët thonë se ajo nuk ka sjellë mjaft pajë.

“Kanë kaluar mbi 15 vjet që nga martesa ime. Por, familja e burrit tim ende më tall për pajën. Kjo është një traditë e tmerrshme”, thotë Zahida.

Viktima që lidhen me pajën

Paja ekziston në të gjitha nivelet e shoqërisë pakistaneze, pasi është një çështje nderi për dhëndrin dhe familjen e tij.

Nuset që nuk i përmbushin pritjet që kanë vjehrrit, shpesh poshtërohen dhe abuzohen fizikisht. Në disa raste edhe vriten.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mosmarrëveshjet për pajën janë shpesh shkas për abuzim. Në disa raste, edhe pasi familjet mbledhin pajën, ato përballen me presion për të mbledhur më shumë.

“Kërkesat për pajë zakonisht bëhen në kohën e martesës. Megjithatë, disa burra dhe familje të tyre vazhdojnë me kërkesa të tilla edhe gjatë martesës”, thotë Human Rights Watch, duke iu referuar praktikës një një rajon më të gjerë të Azisë së Jugut.

“Gratë që nuk janë në gjendje t’i përmbushin ato kërkesa, vuajnë nga kërcënimet për braktisje, rrahje, djegie me cigare, ndalim të ushqimit dhe ilaçeve, sulme me acid dhe, në disa raste, vriten”, shton grupi i të drejtave të njeriut me seli në Nju Jork.

Sipas Pakistan International News, një gazetë në gjuhën angleze, Pakistani ka numrin më të lartë të raportuar të viktimave për pajë. Rreth 2,000 gra vriten çdo vit. Shumë vdekje të tilla raportohen edhe në Indi dhe Bangladesh.

Mospërfillja e ligjeve

Zakoni i pajës në Azinë Jugore është shumë shekuj i vjetër.

Një dhuratë në para ose stoli i është dhënë nuses nga familja për të ruajtur pavarësinë e saj pas martesës, sepse gratë nuk kishin të drejtë në trashëgimi.

Gjatë epokës koloniale ka qenë mënyra e vetme ligjore për t’u martuar në Indinë britanike. Që atëherë, zakoni ka vazhduar dhe vlera e pajës është rritur.

Aktivistët thonë se tradita e pajës do të eliminohet kur gratë të fitojnë të drejtën në trashëgimi.

Qeveritë pakistaneze, me dekada, kanë miratuar ligje të ndryshme, në përpjekje për të frenuar pajen, që, në fakt, është e ndaluar në Islam.

Vitin e kaluar, qeveria federale ka propozuar një ndryshim në Ligjin për Pajën dhe Kufizimin e Martesave të vitit 1976.

Ndryshimi ka paraparë një kufi në pajë, të barabartë me rreth 50 gram ar, që mund të përdoret për të blerë çarçafë dhe rroba për nusen.

“Ndryshimi i propozuar përqendrohet në vendosjen e gjobave dhe inkurajimin e prindërve të nuseve për të bërë ankesa, nëse janë nën presion për të mbledhur pajë të madhe”, thotë Seemi Bukhari, ligjvënës që përfaqëson partinë në pushtet Pakistan Tehrik-e-Insaaf (PTI).

Por, aktivistët dyshojnë se vetëm ligjet do të kenë sukses në kufizimin dhe zhdukjen e pajës. Ata thonë se edukimi dhe vetëdija më e lartë do t’i ndryshojnë qëndrimet e shoqërisë.

Në Indi dhe Bangladesh, ku ligjet kundër pajës janë më të ashpra, tradita e ngulitur thellë është ende e shfrenuar, pavarësisht kërcënimit me gjoba dhe burgje.

Sipas një sondazhi të kryer nga Gallup Pakistan në muajin shkurt, paja, edhe pse është një barrë për shumicën e njerëzve, vazhdon të mbështetet nga më shumë se gjysma e popullsisë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori