Bufalo Shoes, marka që ka sjellë për më shumë se dy dekada cilësi dhe stil të pakrahasueshëm, tani është gati të pushtojë zemrat e konsumatorëve në Kosovë me hapjen e saj të re në Prishtina Mall!

E themeluar në Shqipëri në vitin 1999, Bufalo është bërë sinonim i komoditetit dhe elegancës, duke u ofruar klientëve produkte prej lëkure që ndërthurin mjeshtërinë tradicionale me trendet më të fundit ndërkombëtare.


Produkte për raste të veçanta dhe përditshmëri

Bufalo, çdo produkt është një histori më vete.

Nga këpucët që përshtaten me stilin unik të çdo individi, tek çantat që plotësojnë çdo pamje, Bufalo siguron që çdo klient të ndjehet i veçantë.

Valixhet dhe aksesorët e markës janë krijuar për të ofruar jo vetëm funksionalitet, por edhe një prekje luksi që bën diferencën në përditshmëri.

Cilësia dhe çmimet e volitshme vijnë bashkë

Cilësia dhe çmimet e volitshme janë në thelb të imazhit së Bufalos – një kombinim që ka tërhequr konsumatorët ndër vite.

Në një treg ku ndryshimet në cilësi dhe çmime janë të zakonshme, Bufalo mbetet një emër i njohur dhe i besuar.

Tashmë, me hapjen në Prishtina Mall, konsumatorët në Kosovë do të kenë mundësi të shijojnë eksperiencën Bufalo nga afër – një përzgjedhje të kujdesshme produktesh, një ambient modern dhe staf mikpritës që e njeh modën, por mbi të gjitha njeh nevojat e klientit shqiptar.

Kurse, stafi i përkushtuar është aty për t'ju ndihmuar të gjeni produktet që pasqyrojnë më së miri stilin dhe personalitetin tuaj.

Bufalo nuk është thjesht një dyqan – është një histori që vazhdon, dhe që tani shkruhet edhe në Kosovë.

Vizitoni Bufalo në Prishtina Mall dhe përjetoni emocionin e vërtetë të modës!