Site icon Telegrafi

Tradhtia është duke u bërë fenomen i zakonshëm, por cilat janë arsyet që shpijnë në këtë akt?

Thuajse secili mund të pajtohet kur themi se tradhtia është një gjë e tmerrshme, megjithatë, fatkeqësisht ky është një fenomen shumë i zakonshëm në lidhjet e sotme.

Të zbulosh se partneri është duke ju tradhtuar, padyshim se kjo gjë ju sjell pikëllim, nervozë e dëshpërim të pafund, transmeton Telegrafi.

Ju bën të ndiheni sikurse nuk do të mund të bini në dashuri më asnjëherë.

Por, mbi të gjitha ju bën të vini në pikëpyetje shumë gjëra, në mesin e të cilave është edhe arsyeja se përse partneri e ka bërë këtë.

Pra, përse njerëzit tradhtojnë?

Këto, sipas ekspertëve, janë katër arsyet më të zakonshme se përse njerëzit kryejnë akte të pabesisë:

– Duan të pushojnë nga përgjegjësitë dhe presione te jetës së përditshme
– Afera i bën të ndihen të rinj prapë
– Nuk ndihen të kënaqur me partnerin dhe duan diçka më shumë
– Ndihen të neglizhuar nga partneri. /Telegrafi/

Exit mobile version