LAJMI I FUNDIT:

Toyota Yaris i ri do të ketë çmim më të lirë se që pritej

Toyota Yaris i ri do të ketë çmim më të lirë se që pritej

Me këto çmime të ulëta dhe kualitetin e lartë që e ofron kjo makinë, pritet te shitet në masë të madhe

Para se të lirohej modeli aktual, Toyota e prezantoi zyrtarisht pasardhësin e modelit Yaris, që është shumë më i përditësuar, që t’i plotësojë nevojat e kësaj kohe, transmeton Telegrafi.

Bazuar në platformën e Mazda2, ky model dallon prej veturave të këtij niveli me më shumë stil, dukje sportive dhe enterier të përmirësuar. Derisa ka disa çmime, nuk është pritur që Yaris i ri të jetë më i lirë se që pritej më herët.


Të interesuarit për modelin bazë Toyora Yaris duhet të paguajnë 16,800 euro, derisa për pakon e plotë kërkohen 17,700 euro. Kjo makinë e ka motorin me 1.5 litra dhe prodhon 106 kuaj fuqi, që i dërgon në të dy rrotat e përparme me anë të gjashtë shpejtësive automatike.

Versioni standard i ka rrotat me 16 inç, hapje pa çelës, sistem njoftimi para përplasjes në shpejtësi të ulët, ekran të ndjeshëm në prekje për Apple CarPaly  dhe Android Auto. /Telegrafi/