Toyota Supra tërheq gjithmonë shumë vëmendje dhe arrin shuma të larta parash, dhe një tregtar i Illinois e ka ngritur çmimin në një nivel vërtet të lartë.

Verën e kaluar, Toyota Supra u shit në gjendje të përsosur për 201,000 dollarë, por kjo shifër mund të përfundon në hije nëse tregtari i Illinois do të realizon planin e tij ku mund të marrë  299,800 dollarët e kërkuar për veturën e tij.


Bëhet fjalë për një veturë të cilës mund t'i hiqet çatia dhe e cila nuk ka spoiler të pasëm.

Screenshot 1 82

Screenshot 2 50

Trupi është i lyer me antracit dhe vetura fuqizohet nga një motor 2JZ me 6 cilindra turbocharged i çiftuar me një transmetim manual shumë të dëshirueshëm me 6 shpejtësi.

Ky motor prodhon 321 kuaj fuqi.

Screenshot 3 45

Screenshot 4 36

Vetura përshkoi vetëm 15511 km, dhe më parë kishte vetëm një pronar.

Kujtojmë, Supra legjendar nga filmi "The Fast and the Furious", drejtuar nga aktori Paul Walker, u shit për 550,000 dollarë. /Telegrafi/

Screenshot 5 29