Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Evertonit në Old Traford.

Por e gjithë vëmendja shkoi për sulmuesin anglez Andros Townsend, në momentin që ky i fundit shënoi golin e barazimit për skuadrën mysafire.


ronaldo townsend

30-vjeçari vendosi të festonte njësoj si idhulli i tij Cristiano Ronaldo me festimin e famshëm 'Siu'.

Ronaldo u duk i zemëruar në fushë, por anglezi Townsend ka thënë se ai e bëri këtë festim pasi e respekton shumë idhullin e tij.

“Jo imitim, është vetëm një shenjë respekti për një djalë që ndikoi në karrierën time”, deklaroi Townsend.

Andros Townsend Cristiano Ronaldo 7

Cristiano Ronaldo si gjithmonë ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes, duke ia plotësuar dëshirën anësorit të Evertonit.

Pesë herë fituesi i 'Topit të Artë' vendosi t'ia dhurojë fanellën e tij Townsendit i cili nuk ka hezituar ta postojë atë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app