Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ka konfirmuar se ka suspenduar futbollistin e saj Yves Bissouma.

Bissouma u pezullua pasi u shfaqën pamjet që tregonin mesfushorin duke thithur oksid azoti i njohur si "gaz i qeshur".


Vetë futbollisti publikoi video në Snapchat ku shihet duke thithur gaz, i cili konsiderohet si një ilaç i klasit C sipas ligjit britanik.

Mesfushori më vonë kërkoi falje dhe pranoi "gabimin e madh", por nuk mbeti pa u ndëshkuar.

Pasoi një pezullim me një ndeshje, që do të thotë se Bissouma do të humbasë ndeshjen e parë të sezonit të ri dhe vizitën te Leicester. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app