Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga familjarët ka votuar në Qendrën e Votimit 2001 respektivisht në gjimnazin “Remzi Ademaj”.

Ai i ka bërë thirrje votuesve që ta kryejnë obligimin e tyre qytetar.


“Sot, unë dhe familja ime votuam, duke ushtruar të drejtën tonë për të ndikuar në të ardhmen e vendit tonë. Ftoj të gjithë qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë, sepse çdo votë ka peshën e saj në drejtimin që zgjedhim për Kosovën. Le ta bëjmë këtë ditë një moment shprese dhe përkushtimi për të ardhmen që duam!”, ka shkruar Totaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

Sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit, të drejtë vote kanë 182,939 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 10,019 votues ose 5.48%. /Telegrafi/