LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° clearsky_day

Totaj diskuton partneritetin e ndërsjellë dhe aktualitetin politik me ambasadorin Orav

Totaj diskuton partneritetin e ndërsjellë dhe aktualitetin politik me ambasadorin Orav

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka takuar Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në këtë takim sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit është diskutuar për partneritetin e ndërsjellë dhe aktualitetin politik të Kosovës.

“Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, me ç’rast zhvilluan bisedë miqësore, ku Kryetari Totaj e njoftoi Ambasadorin për karakteristikat e qytetit tonë, funksionimin e qeverisjes lokale dhe diskutuan për tema të aktualitetit politik në vend”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Sipas kësaj komunikate, Orav ka pohuar mbështetjen zhvillimin e Kosovës dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit evropian.

“Ambasadori Orav theksoi se Bashkimi Evropian, si donatori kryesor në Kosovë, do të vazhdojë të mbështesë procese të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Pas takimit, kryetari Totaj dhe ambasadori Orav kanë realizuar një shëtitje në Qendrën Historike të Prizrenit, duke vizituar disa nga pikat kryesore të trashëgimisë kulturore dhe Muzeun e sapohapur të Nënës Terezë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Lajme
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori