LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt” do të fillojë nga 1 janari i vitit 2026

Toshkovski: Zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt” do të fillojë nga 1 janari i vitit 2026

Me dhjetë ditë kontrolle të përforcuara në trafik dhe numër të shtuar të kundërvajtjeve në trafik për këtë periudhë prej fillimit të vitit e deri më tani, realisht është ulur numri i fatkeqësive në trafik për 30 për qind dhe fatkeqësitë me viktima për 60 për qind, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Pret që vazhdimësia e sistemit “Qyteti i sigurt”, i cili zyrtarisht do të duhej të vendosej prej 1 janarit të vitit 2026, dukshëm t’i ulë ato numra.

“Qytetarët e ndërgjegjshëm, ata të cilët duan ta respektojnë ligjin, kur e dinë se ka kontrolle të përforcuara, se ekziston vegël e caktuar apo të themi, kontrolle të shtuara policore fizikisht në vend të ngjarjes, kanë kujdes si i drejtojnë automjetet dhe për shkak të konstatimit të faktit se mund të dënohen, numri i fatkeqësive në trafik është pakësuar pothuajse për 30 për qind, numri i lëndimeve të rënda trupore si pasojë e fatkeqësive nët rafik është ulur për 60 për qind”, tha ministri në tribunën e sotme për “Qytetin e sigurt”.

Analiza nga dhjetë ditë kontrolle të përforcuara rrugpre, shtoi Toshkovski, tregoi se janë konstatuar 3965 kundërvajtje në territorin e SPB Shkup, pjesa më e madhe e të cilave 80-90 për qind janë kryer nga ana e drejtuesve të automjeteve motorizuese. Vitin e kalaur ka pasur 2023 kundërvajtje.


“1474 rreth 37 për qind janë pasojë e drejtimit të automjeteve me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Flasim për mjedise urbane. Fokusi më i madh ishin pikat e zeza në bulevardet në Shkup. 882 kundërvajtje përkatësisht 22 për qind janë kundërvajtje për ndalim apo parkim në vendin i cili e rrezikon sigurinë. Dhe do të doja ta ceki edhe një numër – 235 kundërvajtje janë kryer nga njerëz të cilët asnjëherë në jetë nuk kanë pasur patent shofer”, tha mes tjerash Toshkovski.

Ministri Toshkovski në debat theksoi se me qasjen sistematike grupi i punës ka konstatuar se nevojiten ndryshime në pesë zgjidhje ligjore që ky projekt të funksionojë me cilësi dhe atë për Ligjin për siguri në rrugë, Ligjin për kundërvajtje, Ligjin për automjete, Kodin penal dhe Ligjin për ekzekutim të sanksioneve. Të gjitha ato, konsideron ai, janë ligje kyçe të cilat duhet të pësojnë ndrsyshime në mënyrë që të krijojmë zgjidhje sistematike funksionale.

Deri në fund të prillit pritet të gjitha ndryshimet e ligjeve lidhur me sigurinë në komunikacionin në shtet të parashtrohen në Kuvend. Implementimi i sistemit “Qyteti i sigurt” zyrtarisht duhet të fillojë prej 1 janarit të vitit 2026. Kotnrolle të përforcuara të policisë do të ketë edhe më tej.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori