LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: MPB me paisje të reja që do t’i përmirësojë hetimet në vendin e ngjarjes

Toshkovski: MPB me paisje të reja që do t’i përmirësojë hetimet në vendin e ngjarjes

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u krye pranim-dorëzimi i pajisjes për hetim më efikas në vendin e ngjarjes në vepra penale të cilat përfhsijnë armë. Pajisja do të përdoret fillimisht nga Sektori për hulumtime forenzike dhe njësitë për hetim në vendin e ngjarjes në Sektorët për punë të brendshme nëpër tërë shtetin.

Siç informojnë nga MPB, pajisja është dhuruar në suaza të projektit “Përforcim i kapaciteteve të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendin e ngjarjes për përmirësim të kontrollit penal-juridik të armëve të vogla dhe të lehta”, të cilin e implementon UNDP në kuadër të Udhërrëfyesit për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, nënshkruese e të cilit është Maqedonia e Veriut.

Si donator i projektit paraqitet Fondi i besueshëm multilateral i Kombeve të Bashkuara për armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, të cilin e përbëjnë Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.


Një pjesë e pajisjes së dhuruar do të prëdoret edhe për pajsije të hapësirave të reja për simulim për hetime në vendin e ngjarjes, të cilat UNDP i zhvillon në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se implementimi i këtij projekti është me rëndësi të madhe për MPB-në, me çka, siç tha, konfirmohet prëcaktimi për realizim të qëllimeve nga Udhërrëfyesi për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa posaçërisht drejt miratimit të kprnizës ligjore për kotnroll të armëve.

“Ajo do të harmonizohet tërësisht me kornizën rregullatore të BE-së dhe e standardizuar në rjaon, reduktim i konsiderueshëm i qarkullimit ilegal të armëve të zjarrit, municionit dhe mjeteve shpërthyese si në suaza të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe më gjerë dhe gjithsesi përmes përforcimit të vetëdijes dhe aktiviteteve edukative me qëllim të kotnrollit më efikas të armëve të vogla dhe të lehta dhe parandalimit të tregtisë ilegale me armë”, tha Toshkovski.

Përfqaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara, Armen Grigorian foli për bashkëpunimin shumëvjeçar me Minsitrinë e Punëve të Brendshme në luftën kundër posedimit, keqpërdorimit dhe përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta në shtet.

Aktivitetet e parapara dhe donacionet janë pjesë e projektit “Përforcimi i kapaciteteve të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendin e ngjarjes për përmirësim të kontrollit penalo-juridik të armëve të vogla dhe të lehta” dhe do të kontribuojnë për sendërtim të kapaciteteve balistike dhe aktiviteteve operative të Sektorit për hulumtime forenzike pranë MPB-së dhe drejt përmirësimit të kapaciteteve analitike, teknike dhe hetuese të njësive për Hetimet në vendin e ngjarjes nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori