Site icon Telegrafi

Top skuadrat italiane rivalizojnë Barcelonën për Marcus Thuram

Marcus Thuram pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Borussia Moenchegladbach.

Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme dhe nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën e tij aktuale, ku është pjesë e saj që nga viti 2019.

Megjithatë Thuram ka vendosur të largohet për ta bërë një hap para në karrierën e tij dhe ofertat nuk mungojnë nga klubet më të mëdha evropiane.

Barcelona po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin, por Thuram është edhe në listën e dëshirave të top klubeve italiane.

Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë si Roma, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për francezin dhe tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij për të pyetur rreth mundësisë që Thuram të transferohet në Serie A.

Lexo po ashtu Barcelona favoriti kryesor për të nënshkruar me Marcus Thuram

25-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe këtë pritet ta bëjë para përfundimit të sezonit në Bundesliga.

Interesim për të kanë shprehur edhe Bayern Munich e Borussia Dortmund si dhe skuadrat angleze si Chelsea, Man Utd, Newcastle United, Arsenal dhe Liverpool.

Në 25 ndeshje zyrtare të zhvilluara këtë edicion me fanellën e Gladbach, Thuram ka realizuar 14 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version