Top-lista më e popullarizuar e emrave të qenve në botë

Frymëzimin për emrat e kafshëve shtëpiake pronarët e marrin nga anë të ndryshme
Nëse planifikoni të merrni një qen apo mendoni se si do ta thirrni kanakarin tuaj të ri, lista e emrave më të popullarizuar për qentë në botë mund t’ju jetë një frymëzim i mirë.
Nëse tashmë keni një qen, mbase do t’ju interesojnë a gjendet emri i tij në listën e më të popullarizuarve, transmeton Telegrafi.
Frymëzimin për kanakarin shtëpiak pronarët e marrinë nga anë të ndryshme, nga yjet e preferuara televizive, të filmit dhe yjeve të muzikës dhe personazheve deri te emrat klasikë.
Viteve të fundit gjithnjë e më shumë qen bartin emra të njerëzve, ndërsa pronarët e qenve vazhdimisht mendojnë edhe disa emra të rinj, interesant dhe të pazakontë për kanakarët e tyre.
Megjithatë, emrat klasikë për qentë ende janë më të popullarizuarit.
Kjo është lista e 20 emrave më të popullarizuar për qentë të cilët kurrë nuk do të dalin nga moda.
1. Bella
2. Lucy
3. Molly
4. Maggie
5. Chloe
6. Lola
7. Zoe
8. Lily
9. Emma
10. Ruby
1. Max
2. Charlie
3. Buddy
4. Rocky
5. Jack
6. Toby
7. Cody
8. Lucky
9. Oscar
10. Teddy
/Telegrafi/



































