Shënimi i golave është pjesa kyçe e futbollit. Pavarësisht nëse është një përpjekje spekulative nga distanca, një gol i mirë ose ai që shënohet pas një gabimi të portierit, të gjitha kanë rëndësi.
Dhe ka vetëm disa lojtarë që në këtë dekadë i kanë shijuar pothuajse të gjitha.
Bota e futbollit është e mahnitur nga dramat që krijohen nga një përballje dhe, megjithëse disa mund të qëndrojnë pranë faktit që ndeshjet fitohen në mesfushë, janë golat që ju fitojnë ndeshjet.
Duhet një nivel i caktuar qetësie për të kaluar topin përtej portierit në momentet e përshtatshme – por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë golashënues serik për një dekadë e gjysmë të fundit dhe e dinë se si është ajo ndjenjë.
Por kush ka shënuar më shumë gola që nga fillimi i kësaj dekade?
PopFoot ka prodhuar një grafik duke zbërthyer 10 golashënuesit më të mirë që nga fillimi i vitit 2020 në: renditje, klubet për të cilat kanë luajtur, golat e shënuar, ndeshjet e luajtura dhe golat për lojë. /Telegrafi/